Nis protesta e kryetarëve të komunave para Qeverisë

Ka nisur protesta e organizuar nga Asociacioni i Komunave të Kosovës para objektit të Qeverisë në Prishtinë. Protesta po mbahet në sheshin “Skënderbeu” dhe ka nisur në orën 11:00. Ajo është paralajmëruar si protestë paqësore, institucionale dhe jopartiake, raporton lajmi.net Në fotografitë që ka siguruar Lajmi.net shihet se në protestë ndodhet edhe kryetari i Drenasi,…

Lajme

01/09/2026 11:03

Ka nisur protesta e organizuar nga Asociacioni i Komunave të Kosovës para objektit të Qeverisë në Prishtinë.

Protesta po mbahet në sheshin “Skënderbeu” dhe ka nisur në orën 11:00.

Ajo është paralajmëruar si protestë paqësore, institucionale dhe jopartiake, raporton lajmi.net

Në fotografitë që ka siguruar Lajmi.net shihet se në protestë ndodhet edhe kryetari i Drenasi, Ramiz Lladrovci dhe ai i Skenderajt, Sami Lushtaku.

Kryetarët e komunave kërkojnë mbrojtjen e buxheteve, pronës dhe kompetencave komunale, kompensimin e obligimeve që burojnë nga kontratat kolektive, financim të drejtë për komunat dhe ndalimin e ndërhyrjeve të nivelit qendror në autonominë lokale.

Në ditët para protestës, kryetarë të disa komunave kanë akuzuar Qeverinë në detyrë për bllokim të mjeteve financiare dhe ndërhyrje në kompetencat e pushtetit lokal. Megjithatë, protesta është kundërshtuar nga kryetari i Mitrovicës, Faton Peci, i cili e ka cilësuar atë si të motivuar politikisht./Lajmi.net/