Të martën mot me diell e vranësira, priten reshje shiu në disa zona

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se moti të martën, më 1 shtator, do të jetë kryesisht me diell dhe vranësira të shpërndara. Sipas parashikimit, në disa pjesë të vendit vranësirat mund të shoqërohen edhe me reshje shiu, transmeton lajmi.net. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11 dhe 17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet pritet të…

Lajme

31/08/2026 23:51

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se moti të martën, më 1 shtator, do të jetë kryesisht me diell dhe vranësira të shpërndara.

Sipas parashikimit, në disa pjesë të vendit vranësirat mund të shoqërohen edhe me reshje shiu, transmeton lajmi.net.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11 dhe 17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet pritet të arrijnë nga 28 deri në 33 gradë Celsius.

Era do të fryjë nga verilindja me shpejtësi prej 1 deri në 7 metra për sekondë.

Kushtet e motit pritet të jenë përgjithësisht të favorshme për aktivitetet bujqësore, ndërsa reshjet lokale mund të ndikojnë përkohësisht në përmirësimin e lagështisë së tokës./lajmi.net/