PDK nuk heq dorë, i kërkon Deharit thirrjen e seancës për nesër

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka bërë edhe një përpjekje për të shtyrë përpara thirrjen e seancës së Kuvendit, duke ia përcjellë sërish kërkesën kryesuesit të seancës, Avni Dehari. Në kërkesën e saj, PDK-ja propozon që deputetët të mblidhen të martën, më 1 shtator, në orën 11:00, transmeton lajmi.net. Subjekti opozitar i ka kërkuar Deharit…

Lajme

31/08/2026 20:49

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka bërë edhe një përpjekje për të shtyrë përpara thirrjen e seancës së Kuvendit, duke ia përcjellë sërish kërkesën kryesuesit të seancës, Avni Dehari.

Në kërkesën e saj, PDK-ja propozon që deputetët të mblidhen të martën, më 1 shtator, në orën 11:00, transmeton lajmi.net.

Subjekti opozitar i ka kërkuar Deharit që ta procedojë kërkesën dhe të ndërmarrë hapat e nevojshëm për zhvillimin e seancës në kohën e përcaktuar.

Kjo është kërkesa e radhës e PDK-së për thirrjen e seancës plenare, në një kohë kur Kuvendi vazhdon të përballet me vështirësi në funksionalizimin e tij./lajmi.net/