“Gabim bazik amator” – Muharremi kritikon Abdixhikun për marrëveshjen me Kurtin me Kurtin pa konsultime brenda partisë
Analisti Shenoll Muharremi ka reaguar ndaj mënyrës se si Lidhja Demokratike e Kosovës ka zhvilluar negociatat për marrëveshjen me Lëvizjen Vetëvendosje, duke vlerësuar se procesi nuk është shoqëruar me konsultime të mjaftueshme brenda strukturave të partisë. Sipas tij, para se të arrihet një marrëveshje me një subjekt tjetër politik, është e nevojshme që fillimisht të…
Lajme
Analisti Shenoll Muharremi ka reaguar ndaj mënyrës se si Lidhja Demokratike e Kosovës ka zhvilluar negociatat për marrëveshjen me Lëvizjen Vetëvendosje, duke vlerësuar se procesi nuk është shoqëruar me konsultime të mjaftueshme brenda strukturave të partisë.
Sipas tij, para se të arrihet një marrëveshje me një subjekt tjetër politik, është e nevojshme që fillimisht të sigurohet dakordimi i brendshëm në parti dhe në grupin parlamentar, transmeton lajmi.net.
Muharremi e ka cilësuar veprimin e LDK-së si një “gabim bazik amator”, duke ngritur pikëpyetje mbi mënyrën e komunikimit dhe koordinimit brenda partisë.
Ai ka bërë një krahasim edhe me procesin e hartimit të listës së kandidatëve të LDK-së për zgjedhje, për të cilin ka pretenduar se ishte karakterizuar nga mungesa e bashkëpunimit dhe një qasje arrogante ndaj strukturave të brendshme.
Sipas analistit, këto raste tregojnë për probleme në mënyrën se si LDK-ja po i menaxhon proceset e rëndësishme politike dhe vendimmarrjen brenda partisë./lajmi.net/