Zbulohet lapidari përkujtimor në vendin ku u vra Heroi i Policisë, Triumf Riza

Në 19-vjetorin e rënies në krye të detyrës të Heroit të Policisë së Kosovës, Triumf Riza, është zbuluar lapidari përkujtimor në vendin ku ai humbi jetën. Ceremonia përkujtimore u mbajt në lagjen “Dardania” në Prishtinë, në nderim të jetës, veprës dhe sakrificës së Rizës. Në këtë ceremoni kanë marrë pjesë kryeministri në detyrë i Kosovës,…

Lajme

30/08/2026 11:13

Në 19-vjetorin e rënies në krye të detyrës të Heroit të Policisë së Kosovës, Triumf Riza, është zbuluar lapidari përkujtimor në vendin ku ai humbi jetën.

Ceremonia përkujtimore u mbajt në lagjen “Dardania” në Prishtinë, në nderim të jetës, veprës dhe sakrificës së Rizës.

Në këtë ceremoni kanë marrë pjesë kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, familjarë të Heroit Triumf Riza, si dhe kolegë, miq e bashkëpunëtorë të tij.

Lapidari është zbuluar pikërisht në vendin ku Triumf Riza ra në krye të detyrës, duke shërbyer si përkujtim i përhershëm për figurën dhe sakrificën e tij në shërbim të vendit.