Gjendet i vdekur një person në Dragash, trupi dërgohet për obduksion
Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Dragash. Rastin në polici e ka raportuar djali i tij. Sipas raportit 24 orësh, policia ka nis hetimet, derisa vdekjen e këtij personi e kanë konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Sipas ankuesit, viktima kishte jetuar vetëm në shtëpi. “Dragash / NN.…
Lajme
Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Dragash. Rastin në polici e ka raportuar djali i tij.
Sipas raportit 24 orësh, policia ka nis hetimet, derisa vdekjen e këtij personi e kanë konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.
Sipas ankuesit, viktima kishte jetuar vetëm në shtëpi.
“Dragash / NN. Më 29.08.2026 në stacion është paraqitur ankuesi m/k i cili ka deklaruar se në shtëpinë e tij është gjetur i vdekur babai i tij viktima m/k . Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku viktima është gjetur i shtrirë në krevat pa shenja jete. Vdekjen e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Sipas ankuesit, viktima kishte jetuar i vetëm në shtëpi”, thuhet në raportin e policisë.
Ndërsa, me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.