Ministri i Financave në Nepal: Do nevojiten deri në 5 miliardë dollarë për rindërtimin e zonave të prekura
Qeveria nepaleze ka publikuar një vlerësim fillestar të dëmeve të shkaktuara nga përmbytjet e menjëhershme. Do të nevojiten 4 deri në 5 miliardë dollarë për të rindërtuar zonat e prekura, i tha agjencisë së lajmeve Reuters ministri i Financave, Swarnim Wagle, raporton SkyNews. “Ky është vetëm një vlerësim. Dëmet dhe humbjet janë ende duke u vlerësuar”,…
Bota
Qeveria nepaleze ka publikuar një vlerësim fillestar të dëmeve të shkaktuara nga përmbytjet e menjëhershme.
Do të nevojiten 4 deri në 5 miliardë dollarë për të rindërtuar zonat e prekura, i tha agjencisë së lajmeve Reuters ministri i Financave, Swarnim Wagle, raporton SkyNews.
“Ky është vetëm një vlerësim. Dëmet dhe humbjet janë ende duke u vlerësuar”, tha ai.
Duke iu referuar përmasave të dëmeve në infrastrukturë, qeveria kishte bërë të ditur më herët se rreth dy duzina ura janë marrë nga rrjedhat e ujit.
Ajo u ka kërkuar Indisë dhe Kinës të sigurojnë ura modulare të parafabrikuara.