Bie për tre centë çmimi i naftës në Kosovë

Çmimi maksimal i lejuar i naftës në Kosovë është ulur sot, krahasuar me një ditë më parë. Sipas njoftimit të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT), nafta sot kushton maksimalisht 1.71 euro për litër, ndërsa dje çmimi maksimal ishte 1.74 euro për litër. Ndërkohë, çmimi maksimal i lejuar i benzinës ka mbetur i…

Lajme

29/08/2026 09:51

Çmimi maksimal i lejuar i naftës në Kosovë është ulur sot, krahasuar me një ditë më parë.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT), nafta sot kushton maksimalisht 1.71 euro për litër, ndërsa dje çmimi maksimal ishte 1.74 euro për litër.

Ndërkohë, çmimi maksimal i lejuar i benzinës ka mbetur i pandryshuar në 1.53 euro për litër, ndërsa gazi vazhdon të kushtojë 0.63 euro për litër.

Çmimet e reja kanë hyrë në fuqi nga ora 10:00.