Nesër kufizohet qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autostradë

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se nesër do të vendoset kufizim i përkohshëm i qarkullimit për automjetet e transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë. Sipas Ministrisë, vendimi është marrë bazuar në parashikimin zyrtar të temperaturave, të cilat pritet të arrijnë 32 gradë Celsius ose më shumë, raporton lajmi.net Kufizimi do…

Lajme

28/08/2026 18:06

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se nesër do të vendoset kufizim i përkohshëm i qarkullimit për automjetet e transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë.

Sipas Ministrisë, vendimi është marrë bazuar në parashikimin zyrtar të temperaturave, të cilat pritet të arrijnë 32 gradë Celsius ose më shumë, raporton lajmi.net

Kufizimi do të vlejë vetëm në autoudhë, nga ora 11:00 deri në 17:30.

Ndërkaq, në rrugët nacionale, rajonale dhe lidhëse, qarkullimi i automjeteve të transportit të mallrave do të lejohet pa kufizime.

Nga ky kufizim do të përjashtohen automjetet e organeve të rendit dhe sigurisë publike, shërbimeve emergjente, si dhe automjetet e institucioneve shëndetësore.

Ministria u ka bërë thirrje operatorëve ekonomikë dhe ngasësve që të respektojnë masën dhe të planifikojnë lëvizjet e tyre në përputhje me orarin e përcaktuar./Lajmi.net/