Të dielën mbahen homazhe për heroin Bahri Fazliu në Qafë Bogiqe
Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Deçan ka njoftuar se të dielën, më 30 gusht 2026, do të mbahen homazhe për heroin Bahri Fazliu. Homazhet do të zhvillohen në Qafë Bogiqe, në trekëndëshin kufitar Shqipëri–Kosovë–Mal i Zi, duke filluar nga ora 12:00, transmeton lajmi.net. OVL-UÇK Deçan u ka bërë thirrje familjeve të dëshmorëve,…
Lajme
Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Deçan ka njoftuar se të dielën, më 30 gusht 2026, do të mbahen homazhe për heroin Bahri Fazliu.
Homazhet do të zhvillohen në Qafë Bogiqe, në trekëndëshin kufitar Shqipëri–Kosovë–Mal i Zi, duke filluar nga ora 12:00, transmeton lajmi.net.
OVL-UÇK Deçan u ka bërë thirrje familjeve të dëshmorëve, invalidëve dhe veteranëve të UÇK-së, si dhe qytetarëve, që të marrin pjesë në homazhe.
Sipas njoftimit, pjesëmarrja synon të nderojë kujtimin e dëshmorëve dhe sakrificën e tyre gjatë luftës së UÇK-së./lajmi.net/