I mituri kalon ilegalisht kufirin në Leposaviq, i gjenden mallra dhe shpezë
Një i mitur është ndaluar nga Policia në fshatin Koshuticë të Leposaviqit, pasi dyshohet se kishte kaluar ilegalisht kufirin. Sipas raportit policor, rasti ka ndodhur më 27 gusht, rreth orës 13:00. Gjatë kontrollit, të miturit i janë gjetur dhe sekuestruar 25 komplete zinxhirësh për motor-sharrë, katër pula dhe 17 zogj, transmeton lajmi.net. Pas intervistimit, me…
Lajme
Një i mitur është ndaluar nga Policia në fshatin Koshuticë të Leposaviqit, pasi dyshohet se kishte kaluar ilegalisht kufirin.
Sipas raportit policor, rasti ka ndodhur më 27 gusht, rreth orës 13:00. Gjatë kontrollit, të miturit i janë gjetur dhe sekuestruar 25 komplete zinxhirësh për motor-sharrë, katër pula dhe 17 zogj, transmeton lajmi.net.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i mituri është liruar. Ndërkaq, mallrat e sekuestruara janë dërguar në terminalin doganor për procedurë të mëtejshme.
Raporti i plotë:
KALIM I PAAUTORIZUAR I VENDKALIMEVE KUFITARE APO I VIJËS KUFITARE
Fsh. Koshuticë, Leposaviq 27.08.2026-13:00. Është ndaluar i dyshuari mashkull kosovar-i mitur, pasi që ka kaluar kufirin ilegalisht. Gjatë kontroll i janë gjetur dhe sekuestruar 25 komplete zinxhir të motor-sharrës, katër pula dhe 17 zogj. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është liruar, ndërsa mallra janë dërguar në terminal doganor për procedurë të mëtutjeshme./lajmi.net/