Aksident mes tri automjeteve në Kijevë, lëndohen shtatë persona

Një aksident trafiku ka ndodhur në rrugën Pejë-Prishtinë, saktësisht në fshatin Kijevë sot rreth orës 13:10. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj. Elezaj ka thënë se në aksident janë përfshirë tri automjete dhe shtatë persona janë lënduar. “Sot rreth orës 13:10 jemi njoftuar  për aksident trafiku…

Lajme

27/08/2026 14:34

Një aksident trafiku ka ndodhur në rrugën Pejë-Prishtinë, saktësisht në fshatin Kijevë sot rreth orës 13:10.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

Elezaj ka thënë se në aksident janë përfshirë tri automjete dhe shtatë persona janë lënduar.

“Sot rreth orës 13:10 jemi njoftuar  për aksident trafiku në fshatin Kijevë, në rrugën Pejë–Prishtinë. Në aksident janë përfshirë tri automjete, ndërsa, sipas informatave të deritanishme, raportohet se shtatë persona janë dërguar për trajtim mjekësor. Aktualisht gjendja e tyre shëndetësore është jashtë rrezikut per jetë. Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor është duke trajtuar rastin dhe po ndërmerren veprimet e nevojshme policore”, ka thënë Elezaj. /Lajmi.net/