Musliu: Makina e Qeverisë rri ndezur për t’i bërë fresk Kurtit, naftën e paguajnë qytetarët
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka ndarë një video në Facebook, ku ka shkruar se makina e qeverisë, rri ndezur “për ti bërë fresk Albin Kurti deri sa është është brenda ndërtesës”. Musliu ka shkruar se naftën e paguan qytetari përmes taksave. Postimi: Kjo është makina e Qeverisë së Kosovës, që rri…
Lajme
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka ndarë një video në Facebook, ku ka shkruar se makina e qeverisë, rri ndezur “për ti bërë fresk Albin Kurti deri sa është është brenda ndërtesës”.
Musliu ka shkruar se naftën e paguan qytetari përmes taksave.
Postimi:
Kjo është makina e Qeverisë së Kosovës, që rri ndezur para objektit të Qeverisë, për ti bërë fresk Albin Kurti deri sa është është brenda ndertesës.
Naftën e paguan qytetari përmes taksave. Fermeri e blen naftën nga xhepi i vet për ta punuar tokën, ndërsa pushteti e harxhon nga paratë e qytetarëve.
Për qytetarin: dorë e shtrënguar.
Për fermerin: barrë mbi shpinë.
Për pushtetin: dorë e lirë, naftë e paguar nga populli!