Basha: Nis ndërtimi i rrugës Ranatoc–Kokaj në Gjilan, investimi mbi 569 mijë euro
Ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha, ka bërë të ditur se ka nisur realizimi i projektit për ndërtimin dhe asfaltimin e rrugës Ranatoc-Kokaj në Gjilan. Sipas Bashës, projekti po realizohet në bashkëpunim me Komunën e Gjilanit, ndërsa vlera e investimit është 569 mijë euro dhe financohet nga Qeveria Kurti. Rruga do të…
Lajme
Ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha, ka bërë të ditur se ka nisur realizimi i projektit për ndërtimin dhe asfaltimin e rrugës Ranatoc-Kokaj në Gjilan.
Sipas Bashës, projekti po realizohet në bashkëpunim me Komunën e Gjilanit, ndërsa vlera e investimit është 569 mijë euro dhe financohet nga Qeveria Kurti.
Rruga do të ketë gjatësi prej 3.26 kilometrash dhe gjerësi prej 5.5 metrash. Projekti përfshin ndërtimin e konstruksionit të rrugës dhe asfaltimin në dy shtresa, me trashësi të përgjithshme prej 11 centimetra.
Në kuadër të projektit parashihet edhe ndërtimi i sistemit për largimin e ujërave, mureve mbrojtëse, bankinave dhe kanaleve për ujërat atmosferike.
Basha ka falënderuar Komunën e Gjilanit për bashkëpunimin, duke theksuar se Ministria e Infrastrukturës po vazhdon realizimin e projekteve infrastrukturore në komuna të ndryshme të Kosovës.
Sipas tij, këto investime synojnë përmirësimin e infrastrukturës rrugore, lidhjen më të mirë të vendbanimeve dhe lehtësimin e qarkullimit dhe jetës së qytetarëve. /Lajmi.net/