Vushtrri: I dërgoi mesazhe kërcënuese viktimave, i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt

Një person është raportuar në Polici për dërgimin e mesazheve me përmbajtje kërcënuese ndaj disa viktimave në Vushtrri. Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 21 gusht, rreth orës 18:40. Palët janë shoqëruar në stacion policor, ndërsa pas inicimit të rastit, viktima ka kërkuar urdhër mbrojtës. I dyshuari, shtetas kosovar, është…

Lajme

27/08/2026 10:07

Një person është raportuar në Polici për dërgimin e mesazheve me përmbajtje kërcënuese ndaj disa viktimave në Vushtrri.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 21 gusht, rreth orës 18:40.

Palët janë shoqëruar në stacion policor, ndërsa pas inicimit të rastit, viktima ka kërkuar urdhër mbrojtës.

I dyshuari, shtetas kosovar, është intervistuar nga policia dhe më pas, me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt.

Rasti vazhdon të trajtohet nga organet kompetente. /Lajmi.net/