Kaloi ilegalisht kufirin Maqedoni-Kosovë, ndalohet një person në Mjak

Një person është ndaluar nga Policia e Kosovës pasi dyshohet se ka kaluar ilegalisht kufirin mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës. Rasti është raportuar më 26 gusht, rreth orës 08:30, në fshatin Mjak. Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, i dyshuari, shtetas kosovar, është intervistuar nga policia. Me vendim të prokurorit, ai është liruar…

Lajme

27/08/2026 09:46

Një person është ndaluar nga Policia e Kosovës pasi dyshohet se ka kaluar ilegalisht kufirin mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës.

Rasti është raportuar më 26 gusht, rreth orës 08:30, në fshatin Mjak.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, i dyshuari, shtetas kosovar, është intervistuar nga policia.

Me vendim të prokurorit, ai është liruar dhe rasti është proceduar në procedurë të rregullt. /Lajmi.net/