Njësia A3 e KEK-ut kthehet në operim, qytetarët paralajmërohen se mund të ketë emetim të theksuar të tymit disa orë

Korporata Energjetike e Kosovës, ka njoftuar se është rikthyer në operim njësia A3. Ata kanë thënë se pas përfundimit me sukses të sanimeve të nevojshme, njësia A3 ka filluar procesin e startimit dhe së shpejti pritet të sinkronizohet me rrjetin elektroenergjetik. “Gjatë procesit të startimit, për arsye teknologjike, mund të ketë emetim më të theksuar të…

Lajme

27/08/2026 08:15

Korporata Energjetike e Kosovës, ka njoftuar se është rikthyer në operim njësia A3.

Ata kanë thënë se pas përfundimit me sukses të sanimeve të nevojshme, njësia A3 ka filluar procesin e startimit dhe së shpejti pritet të sinkronizohet me rrjetin elektroenergjetik.

“Gjatë procesit të startimit, për arsye teknologjike, mund të ketë emetim më të theksuar të tymit për disa orë. Kjo është dukuri e përkohshme, e ndërlidhur me fazën e startimit të njësisë. KEK kërkon mirëkuptimin e Komunës së Obiliqit dhe të qytetarëve gjatë kësaj periudhe të shkurtër”, ka njoftuar KEK. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: