Familja e heroit Sali Çekaj mbështet Faton Bislimin për President: Propozim i merituar nga William Walker
Familja e heroit të kombit, Sali Çekaj ka dalë në mbështetje të emrit të Faton Bislimit për postin e presidentit të Republikës së Kosovës. Emrin e Bislimit, e ka propozuar ish-ambasadori dhe miku i madh i Kosovës, William Walker, i cili u ka dërguar letër liderëve të partive politike. Pro këtij propozimi është shprehur familja…
Lajme
Familja e heroit të kombit, Sali Çekaj ka dalë në mbështetje të emrit të Faton Bislimit për postin e presidentit të Republikës së Kosovës.
Emrin e Bislimit, e ka propozuar ish-ambasadori dhe miku i madh i Kosovës, William Walker, i cili u ka dërguar letër liderëve të partive politike.
Pro këtij propozimi është shprehur familja Çekaj, duke reaguar përmes një postimi në rrjetin social Facebook nga Smajl Çekaj, vëlla i heroit.
“Në emër të Familjes Çekaj, si vëlla i Heroit të Kombit Sali Çekaj, ish-veprimtar dhe ish-bashkëpunëtor i tij, shpreh mbështetjen time të fuqishme për propozimin e Ambasadorit William Walker që Dr. Faton Bislimi të jetë President i Republikës së Kosovës. Familja Çekaj e sheh këtë propozim si një vlerësim të merituar për një veprimtar të përkushtuar, një zë të fuqishëm të Kosovës dhe një personalitet me vizion e përvojë ndërkombëtare.”, thuhet në postimin e tij.
Në emër të kujtimit, sakrificës dhe amanetit të heroit Sali Çekaj, ai ka thënë se mbështesin njerëzit që i shërbejnë Kosovës me dinjitet, guxim dhe përkushtim.
“Dr. Faton Bislimi meriton mbështetjen dhe besimin tonë, i dëshmuar në çdo periudhë të proqeseve politike.”, ka shkruar Smajl Çekaj.