Dj Pm reagon ndaj lajmeve për të: “Jam gati…”
DJ PM ka reaguar publikisht pas disa shkrimeve që janë publikuar së fundmi për të, duke i cilësuar informacionet si të pavërteta dhe të paverifikuara. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai ka theksuar se lajme të tilla dëmtojnë padrejtësisht imazhin dhe reputacionin e tij. “Dua të reagoj publikisht ndaj disa shkrimeve të publikuara së…
ShowBiz
DJ PM ka reaguar publikisht pas disa shkrimeve që janë publikuar së fundmi për të, duke i cilësuar informacionet si të pavërteta dhe të paverifikuara.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai ka theksuar se lajme të tilla dëmtojnë padrejtësisht imazhin dhe reputacionin e tij.
“Dua të reagoj publikisht ndaj disa shkrimeve të publikuara së fundmi për mua. Është e papranueshme që të publikohen informacione të pavërteta dhe të paraqiten si fakte, pa u verifikuar më parë me mua apo me burime të besueshme”, ka shkruar ai.
DJ PM u ka bërë thirrje portaleve që të tregojnë profesionalizëm dhe përgjegjësi, duke mos publikuar informacione të pavërteta vetëm për të tërhequr klikime.
Ai ka theksuar se për çdo informacion që lidhet me të, është i gatshëm të japë sqarimin e tij dhe faktet e sakta.
Ndërkohë, DJ PM ka paralajmëruar se nëse publikime të tilla vazhdojnë, do të detyrohet të ndërmarrë edhe hapa ligjorë për mbrojtjen e reputacionit të tij.
