“Dua të punoj në Starbucks”, North West zbulon planet e saj për të ardhmen
North West ka habitur me një nga dëshirat e saj për të ardhmen, duke treguar se, pavarësisht se po ndërton një karrierë në muzikë, dëshiron të ketë edhe një punë të zakonshme. Në një intervistë për “Dazed”, 13-vjeçarja, vajza e Kim Kardashian dhe Kanye West, tha se do të dëshironte të punonte në Starbucks vitin…
ShowBiz
North West ka habitur me një nga dëshirat e saj për të ardhmen, duke treguar se, pavarësisht se po ndërton një karrierë në muzikë, dëshiron të ketë edhe një punë të zakonshme.
Në një intervistë për “Dazed”, 13-vjeçarja, vajza e Kim Kardashian dhe Kanye West, tha se do të dëshironte të punonte në Starbucks vitin e ardhshëm, kur të mbushë 14 vjeç.
“Dua të kem një punë të rregullt”, është shprehur North, duke treguar se dëshiron të provojë një eksperiencë pune ndryshe nga jeta e saj në qendër të vëmendjes, shkruan DailyMail.
Ndërkohë, North po avancon edhe në muzikë. Ajo publikoi këtë vit EP-në e saj debutuese “N0rth4evr” dhe ka bërë disa paraqitje të rëndësishme, përfshirë performancën në festivalin “Rolling Loud” në Orlando, ku u ngjit në skenë së bashku me reperen Molly Santana.
E reja ka treguar gjithashtu se po i kushton gjithnjë e më shumë kohë provave, muzikës dhe vallëzimit.
Për të, një ditë ideale do të ishte të kalonte kohën në prova, në studio ose në një shfaqje të madhe.
North tha se i pëlqen ideja që artistet femra të mbështesin njëra-tjetrën përmes muzikës, duke theksuar se nuk dëshiron të përfshihet në konflikte me vajza të tjera në industrinë muzikore.