PDK e Aleanca përsëri në Kuvend, kërkojnë mbajtjen e seancës konstituive – LDK nuk iu bashkangjitet
Deputetët e PDK-së dhe të Aleancës përsëri sot kanë shkuar në sallën plenare të Kuvendit të Kosovës. Nga aty, këto dy grupe parlamentare po kërkojnë mbajtjen sa më parë të seancës konstituive. Pavarësisht thirrjeve të vazhdueshme të këtyre dy partive opozitare, kryesuesi i seancës Avni Dehari, nuk po e thërret atë. Dje përsëri PDK i…
Lajme
Deputetët e PDK-së dhe të Aleancës përsëri sot kanë shkuar në sallën plenare të Kuvendit të Kosovës.
Nga aty, këto dy grupe parlamentare po kërkojnë mbajtjen sa më parë të seancës konstituive.
Pavarësisht thirrjeve të vazhdueshme të këtyre dy partive opozitare, kryesuesi i seancës Avni Dehari, nuk po e thërret atë.
Dje përsëri PDK i është drejtuar me letër Avni Deharit ku ka kërkuar mbajtjen e seancës.
“Të nderuar përfaqësues të mediave, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës do të jetë nesër, e hënë, 24 gusht, nga ora 11:00, në sallën e Kuvendit të Republikës së Kosovës, në vazhdën e kërkesës për vazhdimin e seancës konstituive dhe konstituimin e Kuvendit. PDK i ka dërguar sërish kërkesë kryesuesit të seancës konstituive sipas moshës, z. Avni Dehari, që ta thërrasë vazhdimin e seancës në përputhje me Kushtetutën, aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese dhe Rregulloren e Kuvendit”, ka njoftuar dje PDK.
Përndryshe, krytetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, në seancën e fundit kërkoi kohë për të propozuar kryeparlamentarin.
Ndaj kësaj qasjeje kanë reaguar nga PDK, duke thënë se është cenim i rendit kushtetues nga partia që drejton Kosovën që nga viti 2021. /Lajmi.net/