Spahiu premton njohjen nga Serbia nëse bëhet president: Pa qenë në pozitë, jam pranuar në Ministrinë e Jashtme të Serbisë

Analisti Nexhmedin Spahiu, i cili mbrëmë u vetëpropozua për President të vendit, tha se do të ishte “më i suksesshmi”. Spahiu, i ftuar në Kosova Live në T7, ka thënë se nëse bëhet president ai do e sigurojë njohjen nga Serbia dhe nga 5 vendet e BE’së ‘’Unë e thash, premtimi i parë me marrë…

Lajme

20/08/2026 13:59

Analisti Nexhmedin Spahiu, i cili mbrëmë u vetëpropozua për President të vendit, tha se do të ishte “më i suksesshmi”.

Spahiu, i ftuar në Kosova Live në T7, ka thënë se nëse bëhet president ai do e sigurojë njohjen nga Serbia dhe nga 5 vendet e BE’së

‘’Unë e thash, premtimi i parë me marrë njohjen nga Serbia që është kruciale, njohjen nga 5 vendet e BE’së. Për dikë kjo mund të duket e pamundur. Për shkak të eksperiencës time, dijeve të mija, njohjeve që kam me liderët politikë të rajonit pa qenë  president, pa qenë kryeministër, merre me mend me qenë president. Unë pa qenë president, kryeministër ose ministër, unë kam arrite që të jem i pranuar nga ministri i Jashtëm i Serbisë, i vendit që nuk e ka njoft Kosovën, që është armiqësor ndaj Kosovës, këtë ka arritur vetëm Fadil Vokrri, në fushën e vetë përkatëse, e ka arritur me fut Kosovën në UEFA dhe FIFA përndryshe, të kish vendos zoti me ia marr shpirtin Fadil Vokrrit nja 10 vjet përpara se ja ka marr, sot Kosova nuk ish kanë as në UEFA as në FIFA’’, ka thënë Spahiu.