Therret me thikë një person në Krushë të Madhe, Policia arreston të dyshuarin

Një përleshje fizike mes dy personave ka ndodhur sot në mesditë, në fshatin Krushë të Madhe të Rahovecit. Pas përleshjes, njëri nga ta ka therur me thikë personin tjetër. I lënduari ka pranuar tretman mjekësor në Spitalin e Prizrenit, ndërsa tjetri është arrestuar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës në rajonin e…

Lajme

18/08/2026 17:58

Një përleshje fizike mes dy personave ka ndodhur sot në mesditë, në fshatin Krushë të Madhe të Rahovecit.

Pas përleshjes, njëri nga ta ka therur me thikë personin tjetër.

I lënduari ka pranuar tretman mjekësor në Spitalin e Prizrenit, ndërsa tjetri është arrestuar.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës në rajonin e Gjakvoës, Vlera KRasniqi.

‘’Sot, rreth orës 14:35, përmes linjës telefonike është pranuar informata nga një qytetar lidhur me një përleshje fizike ndërmjet dy personave, e cila ka ndodhur në fshatin Krushë e Madhe, Komuna e Rahovecit. Njesitet relevante policore janë përgjigjur menjëherë në thirrje,nga kjo perleshje viktima ka pësuar lëndime trupore, pasi është goditur me një mjet të mprehtë dhe ka pranuar trajtim mjekësor në Spitalin e Prizrenit ndërsa  i dyshuari është lokalizuar dhe arrestuar poashtu është sekuestruar mjeti i dyshuar i përdorur gjatë incidentit. Në koordinim me prokurorin e shtetit ndaj tij është inicuar rast “Lendim i rëndë trupor” dhe është ndaluar për 48 orë’’, ka njoftuar Krasniqi.