Njoftimet nga NATO dhe BE për Urën e Ibrit, deputetja e VV akuzon PDK’në e AAK që s’po e thonë asnjë “fjalë të mirë”
Deputetja e Vetëvendosjes, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, ka akuzuar PDK’në e AAK’në se nuk po e thonë “asnjë fjalë të mirë” për Urën e Ibrit pas deklaratave të BE’së se janë përmbushur kushtet për hapjen e saj dhe KFOR’it për “tranzicion gradual” të pranisë mbi këtë urë. Kryeziu-Hyseni fillimisht foli për sa “shqetësues” është ky lajm për…
Lajme
Deputetja e Vetëvendosjes, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, ka akuzuar PDK’në e AAK’në se nuk po e thonë “asnjë fjalë të mirë” për Urën e Ibrit pas deklaratave të BE’së se janë përmbushur kushtet për hapjen e saj dhe KFOR’it për “tranzicion gradual” të pranisë mbi këtë urë.
Kryeziu-Hyseni fillimisht foli për sa “shqetësues” është ky lajm për Serbinë, ndërsa më pas akuzoi dy partitë shqiptare që s’po “reagojnë”.
“Marrja nën kontroll e urës në Mitrovicë nga Policia e Kosovës, sot ka qenë në mesin e titujve kryesor të mediave në Serbi. Një veprim i tillë pos që i papranueshëm, për serbët në Beograd është edhe shqetësues, madje kemi parë që Lista Serbe i është drejtuar BE-së me një letër, ku shprehin hapur kundërshtimin e tyre me njoftimin për përmbushjen e kushteve për hapjen e urës kryesore mbi Ibër. Ndërkohë PDK në Kosovë, vazhdon t’i kalojë paraditet para objektit të Qeverisë, duke kërkuar llogari kot, e AAK-ja po kujdeset qysh me dërgu sa më parë në shtëpi një kryeministër që sipas tyre punon kundër interesit të shtetit”.
“Asnjë reagim për hapjen e urës. Asnjë fjalë e mirë për këtë vendim kaq të rëndësishëm, të marrë për herë të parë pas 27 vitesh. Asnjë qëndrim për Mitrovicën, që për herë të parë, është Kosovë njëjtë sikurse çdo qytet tjetër”.
Në fund, ajo tha se “e dimë” ku është “halli” i PDK’së e AAK’së.
“Kaq për këta që akuzojnë e kritikojnë. Hallin e kanë diku tjetër. Ku, besoj krejt e dimë”.