‘‘Mundësi për konflikt fizik’’, Deliu i reagon Deharit: Arsyetim skandaloz, thirre seancën e respekto rregulloren, kaq është puna
Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, ka quajtur skandaloz arsyetimin e kryesuesit të Kuvendit, Avni Dehari, i cili u arsyetua se nuk po e thërret seancën pasi, sipas tij, “mund të ketë konflikt fizik”. Deliu i ka kërkuar Deharit, që ta therrasë seancën, dhe që ta respektojë rregulloren. Reagimi i plotë i Deliut: Ky arsyetim është…
Lajme
Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, ka quajtur skandaloz arsyetimin e kryesuesit të Kuvendit, Avni Dehari, i cili u arsyetua se nuk po e thërret seancën pasi, sipas tij, “mund të ketë konflikt fizik”.
Deliu i ka kërkuar Deharit, që ta therrasë seancën, dhe që ta respektojë rregulloren.
Reagimi i plotë i Deliut:
Ky arsyetim është skandaloz.
Seanca nuk thirret sepse “mund të ketë konflikt fizik”?!
Nëse frika nga tensioni mes deputetëve do të ishte arsye për të mos mbajtur seanca, atëherë Kuvendi i Kosovës s’do të duhej të ishte mbledhur asnjëherë në historinë e tij.
Kuvendi nuk funksionon vetëm kur partitë pajtohen. Përkundrazi, ekziston pikërisht sepse partitë nuk pajtohen: debatojnë, propozojnë dhe votojnë.
Kush e drejton seancën nuk ka mandat ta zëvendësojë votën me kushtin: “Merruni vesh njëherë, pastaj ejani në Kuvend.”
Thirre seancën. Respekto rregulloren. Lëri deputetët të votojnë.
Kaq është puna.