Lushaku i bën thirrje Kurtit: Konstituoje Kuvendin dhe formoje Qeverinë

Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, ka përsëritur thirrjen ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, që të mundësojë konstituimin e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë. Në një prononcim për media, Lushaku tha se institucionet e vendit nuk mund të mbeten të bllokuara për shkak të, siç e quajti ajo, papërgjegjësisë së një personi. “Papërgjegjësia e një…

Lajme

14/08/2026 12:59

Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, ka përsëritur thirrjen ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, që të mundësojë konstituimin e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë.

Në një prononcim për media, Lushaku tha se institucionet e vendit nuk mund të mbeten të bllokuara për shkak të, siç e quajti ajo, papërgjegjësisë së një personi.

“Papërgjegjësia e një njeriu nuk mund të jetë bllokues i pafund i institucioneve tona. Tash po i bëjmë thirrje edhe njëherë që të vijë ta konstituojë Kuvendin dhe Qeverinë njëherë, pastaj të shkojmë te presidenti”, tha Lushaku-Sadriu.