Maqedonci: Kosova e gatshme të ndihmojë Shqipërinë dhe Malin e Zi për zjarret

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka bërë të ditur se Kosova ka shprehur gatishmërinë për t’u ofruar mbështetje Shqipërisë dhe Malit të Zi, të cilat po përballen me zjarre në zona të ndryshme. Maqedonci tha se homologëve të tij, ministrave të Mbrojtjes së Shqipërisë dhe Malit të Zi, u ka përcjellë gatishmërinë e…

Lajme

14/08/2026 14:48

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka bërë të ditur se Kosova ka shprehur gatishmërinë për t’u ofruar mbështetje Shqipërisë dhe Malit të Zi, të cilat po përballen me zjarre në zona të ndryshme.

Maqedonci tha se homologëve të tij, ministrave të Mbrojtjes së Shqipërisë dhe Malit të Zi, u ka përcjellë gatishmërinë e Ministrisë së Mbrojtjes së Kosovës për të ofruar ndihmë me kapacitetet që vendi ka në dispozicion.

“Kosova është e gatshme të kontribuojë në mbështetje të autoriteteve përkatëse, nëse një ndihmë e tillë vlerësohet e nevojshme, duke vënë në dispozicion kapacitetet tona për përballimin e situatës së krijuar nga zjarret. Në momente të tilla solidariteti dhe bashkëpunimi marrin një rëndësi të veçantë. Ministria e Mbrojtjes, Forca e Sigurisë së Kosovës dhe institucionet tjera të Republikës mbeten të gatshme të ofrojnë mbështetje dhe të kontribuojnë aty ku kapacitetet tona mund të jenë të dobishme”, tha Maqedonci.