PDK-ja ankohet për komunikatën e Kuvendit: Formulimi për deputetët ishte i pasaktë dhe tendencioz
Deputetët e PDK-së, Artan Behrami, Blerta Deliu Kodra dhe Altin Krasniqi kanë dorëzuar ankesë zyrtare lidhur me komunikatën e Kuvendit të Kosovës të 12 gushtit. Grupi parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës thotë se publikimi i komunikatës së Kuvendit të Kosovës në kuadër të aktivitetit “Bashkatdhetarët në Kuvend” megjithëse kishte qëllim informues sipas tyre në…
Lajme
Deputetët e PDK-së, Artan Behrami, Blerta Deliu Kodra dhe Altin Krasniqi kanë dorëzuar ankesë zyrtare lidhur me komunikatën e Kuvendit të Kosovës të 12 gushtit.
Grupi parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës thotë se publikimi i komunikatës së Kuvendit të Kosovës në kuadër të aktivitetit “Bashkatdhetarët në Kuvend” megjithëse kishte qëllim informues sipas tyre në përmbajtjen e saj përfshihet një formulim politik dhe vlerësues.
Në ankesë thuhet se formulimet e tilla me karakter politik dhe vlerësues cenojnë parimet e paanshmërisë dhe neutralitetit politik mbi të cilat duhet të funksionojë administrata e Kuvendit.
“Në ditën e tretë vizita e sallës plenare u ndërpre për disa minuta, pasi deputetë të PDK-së dhe të AAK-së kishin zënë sallën plenare në një kohë kur nuk ishte thirrur asnjë seancë”, shkruhet në komunikatën e Kuvendit.
Sipas deputetëve të PDK-së, ky formulim është i pasaktë, tendencioz dhe institucionalisht i papërshtatshëm. Në ankesën e PDK-së thuhet se deputetët nuk e kanë “zënë” sallën plenare të Kuvendit, por ishin prezent në sallën e Kuvendit që është vendi i tyre i punës dhe hapësira qendrore për ushtrimin e mandatit përfaqësues./Lajmi.net/