“Me inteligjencë artificiale”, Kadrijaj mohon foton me personin që kërcënoi Haradinajn
Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, ka reaguar ndaj një fotografie të publikuar në rrjetet sociale nga personi me emrin Vudi Xhymshiti, ku pretendohet se ajo është takuar me Skënder Llugiqin, personin që u arrestua dje pasi kërcënoi Ramush Haradinajn. Përmes një postimi në Facebook, Kadrijaj ka mohuar se fotografia paraqet një takim të saj me…
Lajme
Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, ka reaguar ndaj një fotografie të publikuar në rrjetet sociale nga personi me emrin Vudi Xhymshiti, ku pretendohet se ajo është takuar me Skënder Llugiqin, personin që u arrestua dje pasi kërcënoi Ramush Haradinajn.
Përmes një postimi në Facebook, Kadrijaj ka mohuar se fotografia paraqet një takim të saj me Llugiqin, duke thënë se bëhet fjalë për një imazh të krijuar me inteligjencë artificiale.
Ajo ka paralajmëruar se rastin do ta denoncojë në organet e drejtësisë.
“Të nderuar qytetarë, se ku ka arritur poshtërsia e këtij pushteti po e dëshmoj tani. Me inteligjencë artificiale e postuar nga Vudi Xhymshiti në rrjete sociale, se gjoja unë kam takuar Skender Llugiqin, personin që ka kërcënuar Komandantin Ramush Haradinaj. Kjo nuk qëndron dhe është e pavërtetë. Personin në fjalë do ta denoncoj dhe le të merren organet e drejtësisë me të. Jeni në rënie të lirë, kësaj radhe ju ka dalë fytyra e vërtet”, shkroi ajo.