Kadrijaj: Shifni ku ka arrit çmenduria e pushtetit, Ramushi është legjendë

Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, ka reaguar ashpër pas thirrjes së një mërgimtari për pushkatimin e Ramush Haradinajt, e cila u bë sot brenda sallës së Kuvendit të Kosovës. Kadrijaj ka kritikuar pushtetin, duke e lidhur këtë deklaratë me, siç është shprehur ajo, nxitjen e militantëve kundër luftës dhe komandantëve të saj. “Shifni ku ka…

Lajme

12/08/2026 19:36

Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, ka reaguar ashpër pas thirrjes së një mërgimtari për pushkatimin e Ramush Haradinajt, e cila u bë sot brenda sallës së Kuvendit të Kosovës.

Kadrijaj ka kritikuar pushtetin, duke e lidhur këtë deklaratë me, siç është shprehur ajo, nxitjen e militantëve kundër luftës dhe komandantëve të saj.

“Shifni ku ka arrit çmenduria e pushtetit, si i ka ushqy militantët kundër luftës dhe komandantëve të luftës. Po ju del boja kadal-kadal”, ka shkruar Kadrijaj.

Në fund, deputetja shtoi: “Ramushi është legjendë”.