Moti sot mbi vendin tonë

Moti në Kosovë sot (e mërkurë) do të jetë kryesisht me diell dhe i nxehtë, ndërsa temperaturat maksimale pritet të arrijnë deri në 36 gradë Celsius. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, në viset e larta malore parashihen vranësira të pakta. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 11 deri në 16 gradë Celsius, kurse…

Lajme

12/08/2026 08:36

Moti në Kosovë sot (e mërkurë) do të jetë kryesisht me diell dhe i nxehtë, ndërsa temperaturat maksimale pritet të arrijnë deri në 36 gradë Celsius.

Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, në viset e larta malore parashihen vranësira të pakta.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 11 deri në 16 gradë Celsius, kurse maksimalet nga 30 deri në 36 gradë.

Era do të fryjë kryesisht nga veriu dhe verilindja.