Deliu-Kodra: Në ora 11:00 do të jemi në Kuvend, as Kurti as VV nuk mund ta marrin peng Republikën
Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra ka thënë se nuk do të rrinë duarkryq në lidhje me situatën në të cilën ndodhet konstituimi i Kuvendit. Ajo ka thënë se në ora 11:00 do të jenë në Kuvend dhe do ta përdorin çdo mjet institucional e juridik për ta rikthyer rendin kushtetues. “As Albin Kurti, as LVV-ja…
Lajme
Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra ka thënë se nuk do të rrinë duarkryq në lidhje me situatën në të cilën ndodhet konstituimi i Kuvendit.
Ajo ka thënë se në ora 11:00 do të jenë në Kuvend dhe do ta përdorin çdo mjet institucional e juridik për ta rikthyer rendin kushtetues.
“As Albin Kurti, as LVV-ja nuk mund ta marrin peng Republikën dhe ta ndryshojnë Kushtetutën sipas skenarit të tyre. Qëllimi i tyre është i qartë: ose ta çojnë vendin në zgjedhje të jashtëzakonshme në një datë që u konvenon, ose ta kapin edhe institucionin e Presidentit. Por Kosova nuk është pronë e askujt. Kushtetuta nuk interpretohet sipas interesit politik dhe nuk guxon të merret peng”, ka shkruar Deliu-Kodra. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: