Brad Pitt i rikthehet vesit pas 7 vjetësh: Tani i di limitet

Brad Pitt ka rrëfyer se ka rinisur konsmumin e alkoolit pas shtatë vitesh. Aktori 62-vjeçar foli hapur për këtë ndryshim gjatë një interviste të re për Esquire, duke shpjeguar se tashmë përpiqet ta konsumojë në mënyrë shumë më të kontrolluar. “Kam qenë sober për shtatë vjet. Dhe më pas iu riktheva pijes”, tha Pitt. Ai…

ShowBiz

11/08/2026 09:47

Brad Pitt ka rrëfyer se ka rinisur konsmumin e alkoolit pas shtatë vitesh.

Aktori 62-vjeçar foli hapur për këtë ndryshim gjatë një interviste të re për Esquire, duke shpjeguar se tashmë përpiqet ta konsumojë në mënyrë shumë më të kontrolluar.

“Kam qenë sober për shtatë vjet. Dhe më pas iu riktheva pijes”, tha Pitt. Ai sqaroi se nuk bëhet fjalë për konsumim në sasi të mëdha, duke theksuar se gjatë kësaj periudhe ka mësuar të kuptojë më mirë kufijtë e tij.

Aktori pranoi se ka pasur disa raste kur është ndier tepër i sigurt dhe ka pirë më shumë nga sa duhej, por më pas e ka kuptuar se kjo nuk i bën mirë.

“Jo në sasi të mëdha”, tha ai, duke shtuar se mund të pijë disa gota verë, por e di se nuk mund të konsumojë shumë.

“Duhet të jem profesionist për këtë”, u shpreh Pitt, duke treguar se mënyra se si e sheh alkoolin sot është shumë më ndryshe nga e kaluara.

Pitt ka folur publikisht për problemet me alkoolin për herë të parë në vitin 2019, kur zbuloi se kishte nisur të merrte pjesë në takimet e Alcoholics Anonymous (AA). Ai tha se kishte nisur të merrte pjesë në të tilla takime në vitin 2016, në një periudhë të vështirë personale pas ndarjes nga Angelina Jolie.

Në një intervistë për The New York Times në vitin 2019, aktori pranoi se e kishte tepruar me pijen.

Shtatë vite më vonë, Pitt duket se po përpiqet ta shohë marrëdhënien me alkoolin nga një këndvështrim tjetër, duke vendosur kufij dhe duke pranuar hapur momentet kur ato kufij janë tejkaluar. Rrëfimi i tij vjen në një periudhë kur aktori ka folur gjithnjë e më shumë për sfidat personale dhe ndryshimet që ka kaluar gjatë viteve të fundit.