Kur pritet të mbahet seanca e radhës konstituive? – Konjufca ja lë në dorë Deharit: Besoj se së shpejti do të shkruaj

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca është pyetur nga gazetarët nëse do të ketë sot seancë konstituive të Kuvendit pasi sipas rregullores së Kuvendit, ajo duhet të thirret çdo 48 orë. Ai ka thënë se këtë e cakton kryesuesi i Kuvendit, Avni Dehari dhe sipas tij, beson se së shpejti do të…

Lajme

10/08/2026 11:15

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca është pyetur nga gazetarët nëse do të ketë sot seancë konstituive të Kuvendit pasi sipas rregullores së Kuvendit, ajo duhet të thirret çdo 48 orë.

Ai ka thënë se këtë e cakton kryesuesi i Kuvendit, Avni Dehari dhe sipas tij, beson se së shpejti do të shkruaj.

Konjufca në lidhje me situatën e fundit në Kuvend, ka thënë se nuk mendojnë se është shkelur Kushtetuta.

“Ne s’mundemi t’i drejtohemi sepse s’mendojmë se është shkelur Kushtetuta. Mendoj se mund të zgjasë më shumë se një ditë. Mendoj se Kurti do t’u drejtohet sërish sepse duhet të vazhdojnë përpjekjet për formimin e institucioneve, edhe PDK-së, LDK-së e AAK-së do t’u drejtohet z.Kurti. S’duhet kurrë të lodhemi nga përpjekje e diskutimit politik”, shtoi ai, transmeton lajmi.net.

Ai ka komentuar edhe hedhjen me vezë nga deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj drejtuar kryeministrit në detyrë Albin Kurtit.

“Çdo dëm që ju po e konsideroni se mund të bëhet është më i vogël se ajo çka pamë në seancë, herën e fundit- dhuna që u ushtrua ndaj kryeministrit. Edhe atëherë thujshi keq, unë veç po ua kujtoj cak keni thënë. Nëse është keq, është keq edhe kësaj radhe. Është më pak dëm se me shku në zgjedhje të reja, të dyja këto dëme janë më të mëdha. Na nuk po mendojmë se po shkelet Kushtetuta, është interpretim i juaji”, ka shtuar ai.