Besnik Tahiri: Nuk do ta lëmë Kuvendin pa e sfiduar në maksimum, po tentohet të blihet kohë për marrëveshje politike
Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, është deklaruar para vazhdimit të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës. Tahiri tha se Aleanca do ta kundërshtojë në maksimum çdo veprim që e konsideron të papranueshëm dhe se do ta elaborojë qëndrimin e saj. “Ne nuk do ta lëmë as Kuvendin, as Kosovën dhe as seancën pa e sfiduar…
Lajme
Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, është deklaruar para vazhdimit të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.
Tahiri tha se Aleanca do ta kundërshtojë në maksimum çdo veprim që e konsideron të papranueshëm dhe se do ta elaborojë qëndrimin e saj.
“Ne nuk do ta lëmë as Kuvendin, as Kosovën dhe as seancën pa e sfiduar në maksimum, për ta elaboruar qëndrimin tonë”, tha Tahiri.
Ai u shpreh kritik edhe për mbylljen e sallës, duke e cilësuar situatën si një lojë politike për t’ia lënë përgjegjësinë njëri-tjetrit.
“E pat sallën të mbyllur. Është lojë se kush kujt po ia lë fajin”, deklaroi ai.
Sipas Tahirit, synimi i partisë fituese të zgjedhjeve është që të ndërmerret një akt që, sipas tij, do të ishte jokushtetues, me qëllim të blerjes së kohës dhe rritjes së presionit për arritjen e një marrëveshjeje politike.
“Qëllimi është të bëhet një akt jokushtetues, që të mund të blihet kohë dhe të rritet presioni për një marrëveshje politike”, tha Tahiri.