Publikohen pamjet: Momenti kur arrestohet i dyshuari për krime lufte

Është arrestuar i dyshuari i fundit për krime lufte, me inicialet J.R., ndaj të cilit Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji. Vendimi për caktimin e paraburgimit është marrë më 3 gusht, ndërsa arrestimi është kryer në kuadër të hetimeve për rastet e krimeve të luftës, raporton lajmi.net Prokuroria Speciale…

Lajme

07/08/2026 18:51

Është arrestuar i dyshuari i fundit për krime lufte, me inicialet J.R., ndaj të cilit Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji.

Vendimi për caktimin e paraburgimit është marrë më 3 gusht, ndërsa arrestimi është kryer në kuadër të hetimeve për rastet e krimeve të luftës, raporton lajmi.net

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës dhe Policia e Kosovës kanë bërë të ditur se mbeten të përkushtuara në hetimin e rasteve të krimeve të luftës dhe në sjelljen para drejtësisë të të gjithë personave të dyshuar.

Institucionet e drejtësisë kanë theksuar se hetimet për këto raste do të vazhdojnë në përputhje me procedurat ligjore./Lajmi.net/

VIDEO