Afati i fundit skadon sot, Avni Dehari i VV-së thërret seancën konstituive për nesër

Nesër do të vijojë seanca konstituive, e ndërprerë dje, pas kërkesës për afat shtesë nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti. Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, ka nisur ftesat në adresat e deputetëve të zgjedhur në Legjislaturën e XI-të, raporton lajmi.net Seanca do të mbahet me fillim nga ora 11:00. Në rend të ditës është zgjedhja…

Lajme

07/08/2026 17:44

Nesër do të vijojë seanca konstituive, e ndërprerë dje, pas kërkesës për afat shtesë nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti.

Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, ka nisur ftesat në adresat e deputetëve të zgjedhur në Legjislaturën e XI-të, raporton lajmi.net

Seanca do të mbahet me fillim nga ora 11:00.

Në rend të ditës është zgjedhja e kryetarit të Kuvendit dhe nënkryetarëve.

Në seancën e djeshme, e para prej certifkimit të rezultatit zgjedhor, deputetët patën mundësinë të betohen zyrtarisht si pjesëtarë legjitimë të kësaj legjislature./Lajmi.net/