Rexhepi: Ne e kemi obligim ta votojmë kryetarin dhe nënkryetarët e Kuvendit dhe ta hapim rrugën për ta formuar Qeverinë

Deputetja e zgjedhur nga minoritetet, Emilja Rexhepi ka folur sot para Kuvendit në lidhje me seancën konstituive që pritet të mbahet sot. Ajo këtë ditë e ka parë si të rëndësishme për qytetarët dhe të gjithë deputetët. “Sot është ditë e rëndësishme për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës dhe për deputetët një rast…

Lajme

06/08/2026 09:35

Deputetja e zgjedhur nga minoritetet, Emilja Rexhepi ka folur sot para Kuvendit në lidhje me seancën konstituive që pritet të mbahet sot.

Ajo këtë ditë e ka parë si të rëndësishme për qytetarët dhe të gjithë deputetët.

“Sot është ditë e rëndësishme për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës dhe për deputetët një rast solemn. Ne e kemi obligim si deputet me e votu kryetarin e Kuvendit, nënkryetarët dhe me qel rrugën për ta formuar Qeverinë”, ka thënë Rexhepi.

Ajo ka thënë se ende nuk e dinë nëse do të jetë pjesë e Qeverisë, ndërsa ka thënë se vazhdimisht kanë takime me kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurti. /Lajmi.net/