Porti i Durrësit, mbi 349 mijë pasagjerë udhëtuan në janar-korrik
Mbi 349 mijë pasagjerë kanë udhëtuar përmes Terminalit të Trageteve të Portit të Durrësit në Shqipëri në periudhën janar-korrik 2026, duke konfirmuar rolin e tij si porta kryesore detare e vendit për lëvizjen e udhëtarëve. Autoriteti Portual Durrës bën të ditur për ATSH-në se “gjatë periudhës janar-korrik 2026 në Terminalin e Trageteve të Portit të…
Lajme
Mbi 349 mijë pasagjerë kanë udhëtuar përmes Terminalit të Trageteve të Portit të Durrësit në Shqipëri në periudhën janar-korrik 2026, duke konfirmuar rolin e tij si porta kryesore detare e vendit për lëvizjen e udhëtarëve.
Autoriteti Portual Durrës bën të ditur për ATSH-në se “gjatë periudhës janar-korrik 2026 në Terminalin e Trageteve të Portit të Durrësit kanë udhëtuar gjithsej 349.423 pasagjerë. Nga ky total, 160.795 pasagjerë janë nisur nga Porti i Durrësit drejt porteve të tjera, ndërsa 188.628 pasagjerë kanë mbërritur në vend përmes këtij terminali”, transmeton KosovaPress.
Sipas APD-së muaji korrik shënoi fluksin më të lartë të udhëtarëve, me 112.740 pasagjerë të përpunuar. Prej tyre, 29.425 kanë udhëtuar drejt vendeve të tjera, ndërsa 83.315 kanë hyrë në Shqipëri.
Rritja e numrit të pasagjerëve gjatë korrikut lidhet me sezonin turistik veror dhe kthimin e emigrantëve apo turistëve për pushime.
Ndërkohë, APD informon se vijojnë lundrimet vajtje-ardhje nga dhe drejt porteve italiane, për të përballuar fluksin e shtuar të udhëtarëve.
Strukturat e Autoritetit Portual Durrës mbeten të angazhuara për të garantuar mbarëvajtjen e operacioneve dhe një shërbim sa më cilësor për pasagjerët.