Mbi dy orë në Prokurorinë Speciale, Liburn Aliu intervistohet si i dyshuar për rastin e ambalazhuesve të ujit
Ish-Ministri i Infrastrukturës në Kosovë, Liburn Aliu po intervistohet nga Prokuroria Speciale. Janë bërë më shumë se dy orë kur Aliu ka hyrë brenda Prokurorisë dhe po i përgjigjet pyetjeve në cilësinë e të dyshuarit për rastin e ambalazhuesve të ujit, ku ai dyshohet se i shkaktoi dëm miliona euro shtetit. Lajmi.net ka dërguar pyetje…
Lajme
Ish-Ministri i Infrastrukturës në Kosovë, Liburn Aliu po intervistohet nga Prokuroria Speciale.
Janë bërë më shumë se dy orë kur Aliu ka hyrë brenda Prokurorisë dhe po i përgjigjet pyetjeve në cilësinë e të dyshuarit për rastin e ambalazhuesve të ujit, ku ai dyshohet se i shkaktoi dëm miliona euro shtetit.
Lajmi.net ka dërguar pyetje në Prokurori Speciale por të njëjtit ende nuk kanë dhënë detaje për rastin.
Vitin e kaluar Prokuroria Speciale ka marrë aktvendim për zgjerimin e hetimeve në çështjen e ambalazhuesve të ujit.
Në aktvendim tregoheshin për dyshimet e prokurorisë ndaj Aliut.
Sipas dokumentit ministri Liburn Aliu dyshohet se gjatë periudhës kohore, prej vitit 2021-2024 në cilësinë e personit zyrtar, pra si ministër, me qëllim të përfitimit të kungërligjshëm të dobisë pasurore për vete apo të tjerët dhe për t’i shkaktuar dëm Buxhetit të Republikës së Kosovës, ka keqpërdorur pozitën zyrtare.
Ai dyshohet se ka qenë në dijeni se zyrtarët e kësaj Ministrie të pandehurit Izedin Bytyqi e Naser Hafizi vepruan në kundërshtim të plotë me rregullat, procedurat e ligjet në lidhje me llogaritjen e borxheve.
Ministri Liburn Aliu dyshohet se ka lejuar, me qëllim përfitimi e për t’i shkaktuar dëm buxhetit të shtetit, që operatorëve ekonomik t’u zvogëlohen borxhet.
Më këtë sipas aktvendimit për zgjerimin e hetimeve, Ministri Aliu i ka shkakatuar dëm buxhetit të Kosovës miliona euro. /Lajmi.net/