Hoti para mbledhjes së LDK-së: Ta shohim, sot do të mësojmë çka u bisedua dje

Para nisjes së mbledhjes së Grupit Parlamentar të LDK-së, ka folur edhe deputeti i zgjedhur Avdullah Hoti. “Të dëgjojmë se çka kanë biseduar dje”, deklaroi Hoti. Ai u pyet nga gazetarja Qëndresa Bellagoshi, se nëse do të pajtohet me vendimet e partisë? Hoti u përgjigj: “Ta shohim. Do të na informojnë sot se çka u…

Lajme

05/08/2026 14:41

Para nisjes së mbledhjes së Grupit Parlamentar të LDK-së, ka folur edhe deputeti i zgjedhur Avdullah Hoti.

“Të dëgjojmë se çka kanë biseduar dje”, deklaroi Hoti.

Ai u pyet nga gazetarja Qëndresa Bellagoshi, se nëse do të pajtohet me vendimet e partisë?

Hoti u përgjigj:

“Ta shohim. Do të na informojnë sot se çka u bisedua dje”, shtoi ai.

Mbrëmë u takuan kryeministri në detyrë Albin Kurti dhe kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku, në përpjekje për të arritur një marrëveshje politike për konsolidimin e institucioneve të vendit.

Por, ky takim nuk prodhoi asnjë marrëveshje.