Sam Smith konfirmon fejesën me stilistin Christian Cowan pas tre vitesh lidhje
Këngëtari britanik, Sam Smith, ka konfirmuar se është fejuar me stilistin e njohur të modës Christian Cowan, duke i dhënë fund spekulimeve që qarkullonin prej kohësh për marrëdhënien e tyre. Lajmi u bë publik gjatë një interviste për The New York Times. Fejesa vjen pak javë para publikimit të albumit të pestë në studio të…
ShowBiz
Këngëtari britanik, Sam Smith, ka konfirmuar se është fejuar me stilistin e njohur të modës Christian Cowan, duke i dhënë fund spekulimeve që qarkullonin prej kohësh për marrëdhënien e tyre.
Lajmi u bë publik gjatë një interviste për The New York Times.
Fejesa vjen pak javë para publikimit të albumit të pestë në studio të Smith, “Hazel Eyes”, i cili mban emrin e frymëzuar nga ngjyra e syve të partnerit të tij.
Artisti zbuloi se kënga e parë e albumit, “Everlasting Love”, nisi të shkruhej një natë para takimit të tyre të parë.
Ai tha se, ndryshe nga projektet e mëparshme, këtë herë këngët flasin për një dashuri të ndërsjellë dhe të lumtur.
Sam Smith dhe Christian Cowan u panë për herë të parë së bashku në publik në fund të vitit 2022, derisa lidhjen e konfirmuan zyrtarisht në Met Gala 2024, ku parakaluan për herë të parë së bashku në tapetin e kuq.
Çifti u shfaq gjithashtu edhe në edicionin e këtij viti të Met Gala, me veshje të krijuara nga vetë Cowan.
Në të kaluarën, Sam ka folur shpesh për dëshirën që jeta e tij private të mbetet larg syrit të publikut.