Grimeri shqiptar fejohet me një djal, dalin pamje nga propozimi i tij për martesë
Grimeri i njohur me origjinë shqiptare, Kevin Kodra, ka ndarë me ndjekësit e tij një nga momentet më të veçanta të jetës private. Ai i ka propozuar për fejesë partnerit të tij, Christian Schiavone, gjatë një momenti romantik në Sicili. Propozimi është realizuar në një atmosferë të veçantë, ndërsa Kevin ka publikuar pamje nga ky…
ShowBiz
Grimeri i njohur me origjinë shqiptare, Kevin Kodra, ka ndarë me ndjekësit e tij një nga momentet më të veçanta të jetës private.
Ai i ka propozuar për fejesë partnerit të tij, Christian Schiavone, gjatë një momenti romantik në Sicili.
Propozimi është realizuar në një atmosferë të veçantë, ndërsa Kevin ka publikuar pamje nga ky çast i paharrueshëm në rrjetet sociale, duke shprehur dashurinë dhe emocionet për të.
Krahas fotografive, grimeri ka shkruar një dedikim prekës për Christian: “Përgjithmonë në krahët e tu, përgjithmonë në ëndrrat e mia. Faleminderit që plotësove çdo ëndërr që as nuk e dija se e kisha. Të dua, bubba”.
Postimi i Kevin mori shumë urime dhe reagime nga ndjekësit, të cilët e përgëzuan çiftin për këtë kapitull të ri në marrëdhënien e tyre.


Kevin duhet theksuar se është një grimer dhe krijues përmbajtjeje me origjinë shqiptare, i rritur në Kanada.
Ai është bërë i njohur ndërkombëtarisht për punën e tij në industrinë e bukurisë, stilin kreativ dhe përmbajtjet që ndan me miliona ndjekës në rrjetet sociale.