Kurti: S’kemi drejtë t’u themi prokurorëve e gjyqtarëve serbë kthehuni -Pritëm që edhe Këshilli Gjyqësorë të veprojë njëjtë si Këshilli Prokurorial

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, gjatë deklarimit që pati në fillim të mbledhjes foli edhe për çështjen e dorëheqjeve të prokurorëve e gjyqtarëve serbë në vitin 2022. Kurti deklaroi se në fund të vitit 2022 ishte pikënisje e një serie veprimesh sabotuese ndaj shtetit dhe se sipas tij qysh atëherë u është bërë thirrje serbëve…

Lajme

24/07/2026 15:35

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, gjatë deklarimit që pati në fillim të mbledhjes foli edhe për çështjen e dorëheqjeve të prokurorëve e gjyqtarëve serbë në vitin 2022.

Kurti deklaroi se në fund të vitit 2022 ishte pikënisje e një serie veprimesh sabotuese ndaj shtetit dhe se sipas tij qysh atëherë u është bërë thirrje serbëve në institucione që mos t’i braktisin ato.

“Qysh atëherë e kemi thënë dhe kemi bërë thirrje të gjithë serbëve në institucione që mos i braktisni, mos jepni dorëheqje e mos shkoni. Por nuk u kemi thënë s’kemi të drejtë t’u themi kthehuni sepse s’kemi të drejtë kushtetuese e ligjore kthehuni.. Largimi i tyre ka qenë akt politik, individual ndonëse i organizuar por kthimi është çështje ligjore e kushtetuese”,deklaroi Kurti, transmeton lajmi.net.

AI tha se s’mund të ketë kthim që i mbivendoset kushtetutës e ligjit veçmas kur braktisja ishte një akt sabotimi i kushtetutshmërisë e ligjshmërisë.

“Këto dorëheqje i ka trajtuar kohë më parë Policia e Kosovës dhe ditë më parë edhe Këshilli Prokurorial. E teksa sot prisnim që edhe Këshilli Gjyqësorë të vepronte njëjtë, kuptuam që mbledhja dështoi në mungesë kuorumi.

Presim që në mbledhje të radhës të marrë epilog të atillë edhe kjo çështje” shtoi ai.

Ndryshe sot në mbledhjen e KGjK-së pati diskutime të zëshme në mes anëtarëve, të cilët thanë se kjo çështje nuk ishte vënë në diskutim që prej 4 vitesh, por vetëm tani kur këtë e kërkoi u.d e presidentes Albulena Haxhiu.

Pasi disa nga anëtarët lëshuan mbledhjen aty s’pati as kuorum për të vazhduar tutje./Lajmi.net/