Peci: I vetmi kombinim që mundet me e jep presidentin është LVV- PDK

Analisti Lulzim Peci tha se i vetmi kombinim që do të arrinte ta zgjidhte presidentin është koalicioni LVV–PDK. Ai shtoi se VV nuk mundet t’i sulmojë partitë tjera, pastaj t’i thërras për bashkëpunim. “I vetmi kombinim që mundet me e jep edhe presidentin është me PDK-në, s’ka asnjë tjetër, asnjë kombinim valid nuk ka. Në…

Lajme

23/07/2026 23:13

Analisti Lulzim Peci tha se i vetmi kombinim që do të arrinte ta zgjidhte presidentin është koalicioni LVV–PDK.

Ai shtoi se VV nuk mundet t’i sulmojë partitë tjera, pastaj t’i thërras për bashkëpunim.

“I vetmi kombinim që mundet me e jep edhe presidentin është me PDK-në, s’ka asnjë tjetër, asnjë kombinim valid nuk ka. Në anën tjetër, LVV-ja nuk mundet me sulmu PDK-në edhe partitë e tjera derisa i thirr me bashkëpunu në takim edhe me i thanë: hajde po merremi vesh me i kriju institucionet”, u shpreh ai në “Click”, në rtv21.