Shkëmb Manaj e kujton babain e tij: Vrasja e Shaban Manajt ishte plagë për Kosovën – u vra sepse besonte në Kosovën demokratike
Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Shkëmb Manaj, ka përkujtuar 26-vjetorin e vrasjes së babait të tij, veprimtarit të LDK-së dhe Heroit të Kosovës, Shaban Manaj. Përmes një postimi, Shkëmb Manaj ka thënë se mungesa e babait të tij vazhdon të ndihet çdo ditë, ndërsa kujtimi për jetën, veprën dhe sakrificën e tij mbetet i gjallë,…
Lajme
Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Shkëmb Manaj, ka përkujtuar 26-vjetorin e vrasjes së babait të tij, veprimtarit të LDK-së dhe Heroit të Kosovës, Shaban Manaj.
Përmes një postimi, Shkëmb Manaj ka thënë se mungesa e babait të tij vazhdon të ndihet çdo ditë, ndërsa kujtimi për jetën, veprën dhe sakrificën e tij mbetet i gjallë, transmeton lajmi.net.
Ai ka shprehur mirënjohje për të gjithë ata që ndër vite kanë nderuar figurën e Shaban Manajt, përfshirë drejtues të institucioneve, përfaqësues të LDK-së, miq, bashkëpunëtorë dhe qytetarë nga Kosova e diaspora.
Shkëmb Manaj ka theksuar se babai i tij u vra për shkak të bindjeve të tij politike dhe angazhimit për një Kosovë të lirë, demokratike dhe të pavarur, duke qëndruar përkrah presidentit historik Ibrahim Rugova.
“Shaban Manaj u vra sepse besonte në Kosovën e lirë, demokratike dhe të pavarur. U vra sepse qëndroi besnik në krah të Presidentit historik, dr. Ibrahim Rugova, duke mos u lëkundur edhepse ishte i vetëdijshëm që ky përcaktim i kushtonte me kokën e vet. Vrasja e tij, si edhe e shumë veprimtarëve të tjerë të LDK-së, ishte një plagë për vetë Kosovën”, ka shkruar mes tjerash ai./lajmi.net/