MindCheck Corner në Sunny Hill
Organizatorët e festivalit të shumë pritur kanë njoftuar se po e rikthejnë për herë të dytë radhazi MindCheck Corner. “Ejani të na vizitoni për aktivitete mbështetëse, burime praktike dhe udhëzime online që ju ndihmojnë të reflektoni për veten, të lidheni me të tjerët dhe të gjeni një moment për të marrë frymë.”, shkruan në faqen…
ShowBiz
Organizatorët e festivalit të shumë pritur kanë njoftuar se po e rikthejnë për herë të dytë radhazi MindCheck Corner.
“Ejani të na vizitoni për aktivitete mbështetëse, burime praktike dhe udhëzime online që ju ndihmojnë të reflektoni për veten, të lidheni me të tjerët dhe të gjeni një moment për të marrë frymë.”, shkruan në faqen zyrtare të Sunny Hill.
Vitin e kaluar pati shumë sukses ky angazhim, ku madje ishte një bashkëpunim me Institutin e Psikologjisë të Universitetit të Prishtinës. Ata punuan nën sloganin: “Muzika shëron, njëjtë duhet bëjmë dhe ne”.
Ky kënd është i hapur për të gjithë ata që do të shkojnë në festival.