Mërgimtarëve nuk u pritet – tri vetura hyjnë në shirit emergjent për ta kaluar kolonën
Fluksi i mërgimtarëve që po vijnë në Kosovë për pushimet verore ka shtuar ndjeshëm qarkullimin në rrugët kryesore të vendit, duke krijuar kolona të gjata në disa segmente. Megjithatë, jo të gjithë drejtuesit e automjeteve po respektojnë rregullat e komunikacionit, raporton lajmi.net Vetëm gjatë ditës së sotme, në autostradën në drejtim të Prishtinës, janë parë…
Lajme
Fluksi i mërgimtarëve që po vijnë në Kosovë për pushimet verore ka shtuar ndjeshëm qarkullimin në rrugët kryesore të vendit, duke krijuar kolona të gjata në disa segmente.
Megjithatë, jo të gjithë drejtuesit e automjeteve po respektojnë rregullat e komunikacionit, raporton lajmi.net

Vetëm gjatë ditës së sotme, në autostradën në drejtim të Prishtinës, janë parë të paktën tri vetura duke lëvizur në shiritin emergjent për t’iu shmangur kolonave të krijuara.
Shiriti emergjent është i rezervuar ekskluzivisht për automjetet e emergjencës dhe për raste të jashtëzakonshme, ndërsa përdorimi i tij për të anashkaluar trafikun përbën shkelje të rregullave të komunikacionit dhe mund të rrezikojë sigurinë e pjesëmarrësve në trafik./Lajmi.net/