Haziri për mocionin ndaj Abdixhikut: Fjalët e tepërta dhe përçarjet po e dëmtojnë LDK-në, mos hyni në beteja që nuk janë tuajat

Deputeti i zgjedhur i LDK-së, Lutfi Haziri ka shkruar në lidhje me situatën në LDK, ku janë mbledhur nënshkrimet për mbajtjen e Kuvendit të partisë për të shkarkuar të parin e kësaj partie, Lumir Abdixhikun. Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se beteja e Lumir Abdixhikut me nënshkruesit e mocionit në emër të…

Lajme

22/07/2026 12:58

Deputeti i zgjedhur i LDK-së, Lutfi Haziri ka shkruar në lidhje me situatën në LDK, ku janë mbledhur nënshkrimet për mbajtjen e Kuvendit të partisë për të shkarkuar të parin e kësaj partie, Lumir Abdixhikun.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se beteja e Lumir Abdixhikut me nënshkruesit e mocionit në emër të kërkesave politike, është dhe duhet të mbetet beteja e kryetarit të katërt të LDK-së me votuesit e tij. Sipas Hazirit, të gjithë ata që po dalin në analiza, vlerësime e mësime, për apo kundër, janë vetëm pozicionime politike për veten e tyre e jo për të ardhmen e LDK-së!

“Bajagi ia kemi pa sherrin pozicionimeve, duke harru kënd e kemi familje politike, kush janë rivalët politikë dhe pse çdo herë na përsëritet situata e njëjtë! Tri degë dhe tre kolegë tanë shkaktuan proces. 1/3 e delegatëve u ftuan me u deklaru me nënshkrime për këtë kërkesë. Atëherë, çka po na duhen fjalët e tepërta me kah 10 statuse në ditë, me gjuhë të ashpër prej disa aktivistëve, ftesa për protestë në mbrojtje e konsumues politikë që po e gërryejnë besimin e idealistëve”, ka shkruar Haziri.

Ai ka thënë se funksionarët mund të mos pajtohen, por jo besimtarët në sjelljen e funksionarëve.

“Koha e ka dëshmu. Ma mirë me thanë na falni për gabimet e së kaluarës, se sa me vazhdu me gabime. LDK ka shkaktu procese e ka realizu ëndrra kur ka qenë e bashkuar. Kemi premtu që jemi besë e shpresë për Republikën. Mbajeni fjalën, bashkëpatriotë. Mos hyni në beteja që nuk janë tuajat. Përkitazi me këtë, e kam një porosi të madhe të babës tim hero: “Me dikënd që duhesh të pajtohesh, kurrë mos u idhno.””, ka shtuar Haziri. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: