Zjarri në deponinë e mbeturinave në Sverkë të Pejës, aktivizohet FSK-ja, zbarkojnë njësitë e specializuara

Përhapja e zjarrit në deponinë e mbeturinave në Sverkë të Pejës ka aktivizuar edhe FSK-në. Me anë të një njoftimi, FSK thotë se pas kërkesës së Qendrës së Situatave e Sekretariatit të Këshillit të Sigurisë së Kosovës është aktivizuar, transmeton lajmi.net. “Pas analizës përkatëse, me urdhër të Komandantit të FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, janë mobilizuar…

Lajme

22/07/2026 15:42

Përhapja e zjarrit në deponinë e mbeturinave në Sverkë të Pejës ka aktivizuar edhe FSK-në.

Me anë të një njoftimi, FSK thotë se pas kërkesës së Qendrës së Situatave e Sekretariatit të Këshillit të Sigurisë së Kosovës është aktivizuar, transmeton lajmi.net.

“Pas analizës përkatëse, me urdhër të Komandantit të FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, janë mobilizuar dhe kanë zbarkuar në terren njësitë e specializuara të Gardës Kombëtare me kapacitetet e saja për intervenim në këtë situatë. Operacioni ka filluar menjëherë me qëllim izolimin e vatrës së zjarrit, parandalimin e ndotjes toksike mjedisore dhe evitimin e efekteve zingjirore ndaj shëndetit publik të qytetarëve.”, thuhet ndër të tjera në postimin e bërë.

Postimi i plotë:

Forca e Sigurisë se Kosovës angazhohet për ndërhyrje në fshatin Sverkë të Pejës
Pas pranimit të kërkesës nga Qendra e Situatave e Sekretariatit të Këshillit të Sigurisë së Kosovës, lidhur me shpërthimin dhe përhapjen e zjarrit me përmasa të mëdha në deponinë e mbeturinave në fshatin Sverkë të Komunës së Pejës, Qendra Operative e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) ka bërë vlerësimin e menjëhershëm të rrezikut dhe kapaciteteve reaguese për këtë sfidë.
Pas analizës përkatëse, me urdhër të Komandantit të FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, janë mobilizuar dhe kanë zbarkuar në terren njësitë e specializuara të Gardës Kombëtare me kapacitetet e saja për intervenim në këtë situatë. Operacioni ka filluar menjëherë me qëllim izolimin e vatrës së zjarrit, parandalimin e ndotjes toksike mjedisore dhe evitimin e efekteve zingjirore ndaj shëndetit publik të qytetarëve.
Njësitë tona po punojnë në koordinim të ngushtë me autoritetet qendrore, lokale, shërbimet e emergjencave civile dhe popullatën lokale për të kthyer situatën në normalitet në kohën më të shpejtë të mundshme.
FSK mbetet e përkushtuar që t’u shërbejë të gjithë qytetarëve të Kosovës në përputhje me detyrat dhe misionin e saj./lajmi.net/